Si konsumohet

Si konsumohet veza e shkurtëzës

Që të merren të gjitha vlerat ushqyese të vezës së shkurtëzës, disa studime sugjerojnë që vezët të pihen të freskëta në mëngjes dhe në stomak te zbrazët. Por ndërkohë ato mund të konsumohen edhe ziera apo të fërguara sikundër edhe vezët e pulës.

Që konsumimi i vezëve të jetë sa më i këndshëm, vezët e shkurtëzës mund të shoqërohen sipas dëshirës me mjaltë, lëngje të ndryshme, qumësht, kakao etj.

Terapi me vezët e shkurtëzave

Vezët e shkurtave janë konsideruar si një nga produktet më të njohura të trajtimit natyrorë. Praktikuesit mjekësore kinezë i kanë përdorur vezët e shkurtave si një trajtim me rezultate të shkëlqyera për qindra vjet. Më poshtë po ju prezantojmë me terapinë e vezëve të shkurtave:​

Kjo është një terapi e cila ndikon në mënyrë natyrale për të kuruar disa sëmundje të ndryshme.

Vezët e shkurtëzave kanë fuqi të rigjenerojnë trupin tonë, të stimulojnë rritjen, të forcojnë venat e zemrës, të kurojnë astmën, hipertensionin, sëmundjet e veshkave dhe mëlçisë.

Si ta përdorim:

Për të arritur efektet maksimale duhet të pihen çdo mëngjes me stomakun bosh dhe për 30 minutat në vazhdim nuk duhet të konsumohet asnjë lloj ushqimi. Kujdes! Veza duhet të pihet për njëherë e gjitha.

Gjatë kësaj terapie nuk këshillohet të konsumohet alkool.

Tre ditët e para të terapisë duhet të pihen 3 vezë në ditë.

Pjesën tjetër të mbetur të ditëve të terapisë do të pihen nga 5 vezë në ditë.

Përdorimi te fëmijët:

Mosha 1-3 vjeç → 2 vezë në ditë.

Mosha 3 -5 vjeç → 3 vezë në ditë.

Mosha 5-10 vjeç → 4 vezë në ditë.

Kjo terapi rekomandohet të zgjasë 49 ditë por kjo ndryshon në varësi të sëmundjes që ju doni të kuroni.

Për çrregullimet e tëmthit → 240 vezë

Për diabetin → 240 vezë

Për kolesterolin → 240 vezë

Për rigjenerimin e lëkurës → 240 vezë

Për forcimin e memories → 240 vezë

Për faza serioze e astmës → mish Thëllëze dhe 1080 vezë

Për tumor në tru → mish Thëllëze dhe 1080 vezë.

Ps: Mbas 2 muajsh të përfundimit të terapisë, terapia mund të përsëritet por kjo mund të ndodhë vetëm vitin e parë ndërsa vitin e dytë dhe në vazhdim pauza midis terapive duhet të jetë 6 muaj.

Kujdes ! Është rëndësi vitale që vezët e përdorura të jenë të freskëta.​

Burimi: mia.al

Vezë të ziera

Vendosni vezët në një tenxhere dhe shtoni në të ujë të ftohtë deri sa të vezët të mbulohen plotësisht. Më pas vendoseni enën për tu zierë. Për vezë të ziera jo shumë fort, mjafton ta lini në valojë 2 minuta. Ndërsa për vezë të ziera fort, mjaftojnë 3 minuta.​

Pasi të arrijë kohën e dëshiruar, hiqini vezët nga uji i nxehtë dhe vutini në një enë me ujë të ftohtë.​

Për të qëruar vezët e shkurtëzës rrotullojini ato nën pëllëmbën e dorëz duke ushtruar pak presion në mënyrë që lëvozhga të kriset, dhe më pas hiqni lëvozhgën bashkë me membranën që e rrethon.​

Vezët e ziera mund të ruhen deri në një javë në frigorifer.

TË SHIJSHME, TË FRESKËTA DHE ME SHUMË VLERA! DIREKT NGA FERMA NË TRYEZËN TUAJ!