Çfarë janë vezët e shkurtëzës
Vezët e shkurtëzës janë më të vogla se vezët pulës të cilat konsumojmë zakonisht dhe kanë një lëvozhgë të bardhë ose të errët me njolla kafe. Këto vezë konsumohen dhe shiten gjerësisht si një ushqim i ri në të gjithë botën.

BestBio, sjell në tryezat tuaja këtë produkt kaq të vecantë, në paketim prej 12 vezësh.
Këto vezë do ti gjeni gjithmonë të freskëta në marketet pranë jush.
Ne mund tju ndihmojmë të gjeni pikën tuaj më të afërt ku mund ti blini.
Vezët e shkurtëzës
Shkurtëza është një shpend i vogël i gjuetisë, dhe i përket familjes së fazanit (phasianidae). Shkurtëza është një nga të rrallët shpendë të egër që mund të mbarështohet nga njeriu.
Vezët e shkurtëzës konsiderohen si delikatesa në kulinarinë e shumë vendeve të botës. Ato janë një burim lëndësh ushqyese të shumta, duke i shndërruar në një përbërës të shijshëm dhe të shëndetshëm për të qenë pjesë e dietës tuaj.
Shkurtëzat nuk trajtohen me vaksina apo me preparate të tjera mjekësore gjatë periudhës së prodhimit të vezëve.

Vlerat ushqyese
Veza e shkurtëzës është e pasur me vitamina dhe minerale. Konsumi i rregullt i vezëve të saj ndihmon organizmin të shmangë dhe luftojë disa sëmundje, sidomos ato të stomakut siç është ulçera. Veza e shkurtëzës forcon sistemin imunitar, promovon një kujtesë të mirë, rrit aktivitetin e trurit dhe stabilizon sistemin nervor. Veza e shkurtëzës është e dobishme kundër anemisë, sepse rrit nivelin e hemoglobinës në trup dhe largon toksinat apo metalet e rënda. Kinezët e përdorin vezën e shkurtëzës për të trajtuar tuberkulozin, astmën madje edhe diabetin. Nëse vuani nga mëlçia, veshkat apo gurët në tëmth, atëherë konsumoni vezën e shkurtëzës..
Më poshtë do të gjeni disa prej të dhënave shumë interesante mbi vlerat e vezës së shkurtëzës:
Veza e shkurtëzës përmban 13% proteina. Kjo është e rëndësishme, sepse organizmi ka nevojë për proteina për të mirëmbajtur muskujt dhe për të pasur energji. Proteina që gjendet tek veza e shkurtëzës është e një cilësie superiore. Por veza e shkurtëzës nuk ka vetëm proteina. Ajo është e pasur me vitaminë B1, e cila quhet ndryshe edhe thiaminë. Mungesa e thiaminës shkakton patologji nervore, rënie në peshë, luhatje humori dhe konfuzion. Thiamina është e dobishme dhe merret lehtësisht nga veza e shkurtëzës.

Veza e shkurtëzës ofron shumë hekur dhe kalium që janë të rëndësishme për njeriun. Mungesa e hekurit shkakton anemi. Hekuri është thelbësor në ndërlidhjen me proteinat dhe transmetimin e oksigjenit në gjak. Femrat përpara menopauzës dhe fëmijët janë më të predispozuar ndaj mungesës së hekurit, një fenomen që ka pikënisjen në aparatin gastrointestinal. Kur ky sistem nuk përthith dot hekur, atëherë nis anemia. Veza e shkurtëzës është e pasur me vitaminë A dhe B2. Vitamina A luan rol të rëndësishëm për zhvillimin e embrioneve, metabolizmin e kockave, shëndetin e lëkurës dhe qelizave, aktivitetin e antioksidantëve, transkriptimin e gjeneve, shikimin etj. Kjo vezë është e pasur me fosfor dhe kalcium.